News

Konsumatorët e Meridian Express dhurojnë 2614.28 Euro për SOS Fshatin!

Kampanja “Rrumbullakëso Faturën”, e nisur përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, u përmbyll me shumë sukses në muajin korrik të këtij viti.
Pas, suksesit të treguar herën e kaluar, kontributi i konsumatorëve nuk mungoi as këtë vit – 2614.28 euro është vlera financiare e mjeteve të grumbulluara nga konsumatorët e Meridian Express për fëmijët e SOS Fshatit.

Kampanja ishte e atillë, ku konsumatorët dhuruan me vetëdëshirë mbetjen e faturës së tyre për SOS Fshatin dhe secila shumë e kontribuar ka figuruar në formë të produktit në faturën e secilit konsumatorë dhe në këtë mënyrë, transparenca e mbledhjes së mjeteve humanitare ishte në nivel të lartë.

Albana Zogu – Koordinatore e Fondeve në SOS Fshat, tregoi që Kompania Meridian tashmë njihet si pjesë e familjes së SOS Fshatit dhe po gëzohet që pjesë e kësaj familjeje të jenë edhe konsumatorët e saj, të cilët përmes kontributit të tyre ndihmojnë që fëmijët e kësaj qendre të ndihen të plotësuar në ambientin ku qëndrojnë pavarësisht gjendjes së tyre emocionale.

Nga ana tjetër, Agon Gashi – Drejtor Ekzekutiv në kompaninë Meridian Express theksoi që ky kontribut nuk do të ndalet. Kjo meritë sipas tij, u dedikohet konsumatorëve, pa të cilët ky sukses nuk do të ishte i mundur.

Një shtëpi e lumtur për çdo fëmijë – është motoja e SOS Fshatrave të fëmijëve – një organizatë e pavarur që vepron për mirëqenien e fëmijëve në rrezik të humbjes së kujdesit familjar dhe të fëmijëve që tashmë nuk kanë përkujdesje familjare.

Kjo organizatë i mundëson fëmijëve që të rriten të plotësuar me dashuri, respekt dhe në një ambient të sigurt.

Nga ana tjetër, Meridian Group i shpallur si Donator Kryesor i SOS Fshatit – zotohet që përkushtimi maksimal në krijimin e vlerave pozitive dhe përmirësimin e mirëqenies sociale për komunitetin e saj në përgjithësi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.